E rëndë në Turqi/ Autobusi përmbyset në autostradën ‘Malatya-Kayseri’, 4 të vdekur dhe 36 të plagosur

Turqi – Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marte në zonën Akçadağ të Turqisë.

Një autobus është përmbysur në autostradën Malatya-Kayseri, duke shkaktuar vdekjen e 4 personave dhe plagosjen e 36 të tjerëve.