E rëndë në Tropojë! 18-vjeçari godet me mjet prerës 45-vjeçarin, i plagosuri dërgohet në spital! I riu u arratis, por u vetëdorëzua pas…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tropojë, ku një 18-vjeçar ka plagosur me mjet prerës një 45-vjeçar.

Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 08:40, shtetasi F. S., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë shtetasin A. M., rreth 45 vjeç. I plagosuri është transportuar me urgjencë për mjekim në spitalin e Gjakovës.

Pas ngjarjes, autori tentoi të arratisej, por nga pamundësia për t’u larguar, ai u vetëdorëzua tek autoritetet.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e motiveve që çuan në konfliktin mes dy personave.