E rëndë! Vetëvritet punonjës i gardës së Republikës! 47-vjeçari gjendet pa shenja jete brenda makinës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë ku është gjetur pa shenja jete punonjësi i Gardës së Republikës Gentjan Lelçaj 47 vjec. Sipas policisë Lelçaj u gjet i pajetë në auomjetin e tij ndërsa dyshohet se është i vetëvrarë me armën e shërbimit.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 05.06.2025, rreth orës 02:00, në rrugën “Mihal Grameno”, është konstatuar pa shenja jete, në automjetin e tij të parkuar brenda garazhdit të banesës së tij, dyshohet i vetëvrarë me armën e shërbimit, shtetasi G. L., 47 vjeç, punonjës i Gardës së Republikës.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.