E rëndë në Tiranë/ U hodh nga kati i tretë i Spitalit të Traumës, ndërron jetë 47-vjeçari, detaje

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e ditës së sotme në Tiranë ku një 47-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës. Sipas policisë, shtetasi M. H., 47 vjeç, si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë në vend. Ndërkaq mësohet se viktima ishte paraqitur

për ndihmë mjekësore në spital, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

Sipas deklarimeve të familjarëve 47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor , dhe ka tentuar të vetëvritet edhe më parë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.

Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.

47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, dhe sipas deklarimeve të familjarëve ka tentuar të vetëvritet dhe më parë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.