E rëndë në Tiranë/ Rrëzohet nga kati i dytë i banesës, ndërron jetën 50-vjeçarja
- 23 January, 2024
Një grua ka humbur jetën aksidentalisht në Tiranë pas është rrëzuar nga lartësia.
Policia tha se ngjarja ndodhi në rrugën “Allaman Dervishi”, ku dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga kati i dytë i banesës, shtetasja K. M., 50 vjeçe e cila si pasojë e plagëve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ