E rëndë në Tiranë! Qeni kafshon 3-vjeçarin, nisin hetimet për pronarin

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Tiranë ku një qen ka kafshuar një të mitur 3-vjeçar.

Fëmija është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Ndërsa sipas policosë pronari i qenit, 34-vjeçari me ineciale Xh.S., është vënë nën hetim pas incidentit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: Xh. S., 35 vjeç, pasi qeni i tij ka kafshuar një të mitur 3 vjeç, në oborrin e banesës së 35-vjeçarit”, njofton policia.