E rëndë në Tiranë! Polici i rrugores hidhet nga pallati! Si është gjendja e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, ku një efektiv i Policisë Rrugore ka rënë nga lartësia e një pallati. Ngjarja u shënua në rrugën “Kongresi i Manastirit”.

Policia bën me dije se efektivi A.S., 57 vjeç, i cili është Specialist i Qarkullimit Rrugor në Tiranë, ndodhet aktualisht në spital, ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.

Në një njoftim zyrtar, Policia deklaroi:

“Me datë 15.01.2025, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se ka rënë nga lartësia e një pallati shtetasi A.S., rreth 57 vjeç, me detyrë Specialist i Qarkullimit Rrugor Tiranë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Grupi Hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”

Autoritetet janë angazhuar për të zbardhur detajet e kësaj ngjarjeje, ndërsa ende nuk dihen arsyet që çuan në rënien e efektivit nga lartësia.