E rëndë në Tiranë/ Polici i burgjeve vetëvritet me armën e shërbimit në …

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në kryeqytet, ku një punonjës policie i burgjeve është gjendur pa shenja jete në banesën e tij.

Sipas informacionit paraprak të policisë, 48 vjeçari, Genci Aliaj, është vetëvrarë me armë zjarri, tip pistoletë, e cila përdorej gjatë shërbimit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, ndërsa polici Aliaj, rreth 48 vjeç, punonte tek burgu 313.

 

“Tiranë/ Rreth orës 11:00, në rrugën “Shefqet Musarai”, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në banesë shtetasi G. A, rreth 48 vjeç, punonjës policie i burgjeve”, informon policia.