E rëndë në Tiranë/ Ndërron jetë 16-vjeçari në pallatin “Asllan Rusi”, ja aryeja


TIRANË
– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në Tiranë. Në pallatin “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar, duke parë ndeshje basketbolli, ka pësuar atak kardiak dhe është rrëzuar në fushë. Për pasojë, adoleshenti ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

 

 

 

Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital.

Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.