E rëndë në Tiranë, makina përplas për vdekje 54-vjeçarin që po lëvizte me biçikletë

Një aksident me vdekje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë ku një automjet me drejtues një 27-vjeçar ka përplasur 54-vjeçarin S.Xh, i cili lëvizte me biçikletë në rrugën “Jordan Misja”.

Si pasojë e aksidentit 54-vjeçari është plagosur rëndë dhe ka humbur jetën në spital.

Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak.

Me datë 18.07.2025, në rrugën “Jordan Misja” automjeti me drejtues shtetasin H. M., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar biçikletën me të cilën lëvizte shtetasi S. Xh., rreth 54 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar 54-vjeçari, i cili ka humbur jetën në spital. Ndërsa drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.