E rëndë në Tiranë! Kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, bie në pranga 18-vjeçari banues në Kosovë

Tiranë/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetasit:
– S. K., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një shkop gome si ato të Policisë;

– A. H., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi në një lokal në rrugën “Dritan Hoxha”, në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, ka goditur me sende të forta shtetasin Y. C., 43 vjeç, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 ndaluan shtetasin E. G., 18 vjeç, banues në Kosovë, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase të mitur, si dhe ka shpërndarë në rrjete sociale, një video personale të saj.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin J. S., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. Gj., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, është konfliktuar me shtetasin R. H., 32 vjeç, banues në Berat dhe e ka goditur atë me grusht. (Videoja e këtij rasti është publikuar dhe në rrjete sociale).

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

Check Also

E pazakontë në Brazil, gruaja çon xhaxhanë e vdekur në bankë për të firmosur për kredi

Mendja njerëzore nuk mund ta kuptojë atë që ndodhi brenda një banke në Brazil, kur …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *