E rëndë në Tiranë, 69-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë ku një 69-vjeçar me ineciale Q.B., i ka dhënë fund jetës duke u  vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kole Koçi”.

Po  punohet për sqarimin e rrethanave të rastit.

Rreth orës 21:45, në rrugën “Kole Koçi” dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banon shtetasi Q. B., 69 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të rastit“, thuhet në njoftim.