E rëndë në Tiranë/ 58-vjeçari i jep fund jetës duke u hedhur nga një ndërtese
Ditën e sotme, në afërsi të TEG-ut në Tiranë, ka ndodhur një ngjarje tragjike, ku një 58-vjeçar, i identifikuar si L.K, dyshohet se është hedhur nga një ndërtese dhe ka humbur jetën pas plagëve të marra.
Shtetasi L.K. u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi të mbijetonte. Hetimet paraprake kanë zbuluar se ai vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe dyshohet se depresioni mund të ketë qenë shkaku që çoi në këtë akt ekstrem.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, është angazhuar për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes dhe për të përcaktuar me saktësi shkaqet që çuan në këtë tragjedi.