E rëndë në Stamboll, një person i armatosur merr peng 7 punonjës të një fabrike
- 1 February, 2024
Një person i armatosur ka marrë peng të paktën shtatë punonjës në një fabrikë të grupit amerikan Procter & Gamble, në periferi të Stambollit.
Sipas mediave turke personi në fjalë ka hyrë në ambientet e fabrikës duke marrë peng punonjësit në shenjë proteste ndaj sulmeve izraelite në Gaza.
Pamjet e publikuara nga shtypi turk tregojnë makinat e policisë që bllokojnë hyrjen e fabrikës, ndërsa raportohet se pengmarrësi hyri në ambientet e saj rreth orës 15:00.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ