E rëndë në Shkodër, rrëshqitja e gurëve i merr jetën 36-vjeçarit

Ngjarje e rëndë në Shkodër.

Një 36-vjeçar ka mbetur i vdekur në fshatin Ducaj. Dyshohet se duke prerë dru, shtetasi M.M., si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali.

Për  pasojë 36 vjeçari  ka humbur jetën.

NJOFTIMI I POLICISE:

DVP Shkodër/Informacione paraprake

Në territorin e fshatit Ducaj, në Njësinë administrative Shkrel, shtetasi M. M., 36 vjeç, dyshohet se duke prerë dru në mal, si pasojë e terrenit të vështirë është goditur nga gurë që bien nga mali.

Për pasojë 36 vjeçari ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethana të rastit.