Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një shtëpi është shkrumbuar plotësisht nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:10 në lagjen “Zogaj”, ku dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesë. Pronari i shtëpisë J.Ç 52 vjeç nuk ka arritur të dilte në kohë nga banesa, ku si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.
Bashkëshortja e tij arriti të dilte nga banesa duke shpëtuar pa asnjë dëmtim nga zjarri.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ