E rëndë në Shkodër/ Gjendet e vetëvarur në oborrin e shtëpisë një 56-vjeçare

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Shkodër ku është gjetur e pajetë një 65-vjeçare. Sipas policisë 65-vjeçarja është gjetur nga familjarët e saj pa shenja jete në oborrin e banesës, dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 11:00, në fshatin Bardhaj, është gjetur nga familjarët e saj, pa shenja jete, në oborrin e banesës, shtetasja D. M., 65 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.