E rëndë në SHBA/ Makina merr përpara turmën e njerëzve, 10 viktima e 30 të plagosur

Të paktën 10 persona kanë vdekur dhe 30 të tjerë janë lënduar pasi një automjet goditi një turmë njerëzish në rrugën Bourbon në New Orleans.

Automjeti goditi qytetarët që festonin Vitin e Ri. 30 persona të tjerë thuhet se janë lënduar nga ngjarja e ndodhur në cep të rrugës popullore Bourbon.

Sulmi dukej se ishte i qëllimshëm, tha policia, duke shtuar se shoferi nuk është arrestuar.