E rëndë në Sarandë/ Plagoset ish-efektivi i policisë, u arrestua për kokainë!

Është plagosur me thikë ish-efektivi i policisë, Lavdosh Metaj, i cili u arrestua në vitin 2021 për shpërndarje kokaine.

Ish-efektivi i Shqiponjave, i cili ishte liruar 3 muaj më parë më parë pasi përfitoi nga Amnistia, dyshohet është goditur me thikë nga roja i një hoteli në orët e para të mëngjesit të sotëm.

41-vjeçari me origjinë nga Mallakastra kishte parkuar automjetin brenda hotelit në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës dhe kur ka shkuar ta marrë, nuk ka pranuar të kryejë pagesën.Lavdosh Metaj u arrestua më 12 qershor 2021 pas një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në kuadër të hetimeve qe zhvilloheshin ndaj tij për shpërndarje kokaine ne Sarande.

Në momentin e arrestimit në flagrancë, efektivit iu sekuestruan 11 doza kokainë, me peshë totale 5 gramë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi, iu gjetën edhe 165 gramë, lëndë narkotike, e të njëjtit lloj, kokainë, si dhe një peshore elektronike.

Një ish-efektiv i Forcave “Shqiponja” të Sarandës më 10 nëntor 2022 është dënuar me 5.4 vite burg nga Gjykata, pasi u shpall fajtor për shpërndarje të lëndëve narkotike.

Vendimi u dha nga gjyqtarja Suela Xhani, e cila e dënoi atë me 8 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje dënimi.