E rëndë në Roskovec, shembet muri rrethues dhe zë poshtë një të mitur, humb jetën 4-vjeçarja

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në fshatin Suk 2 të Roskovecit, ku një vajzë 4-vjeçare ka humbur jetën pas shembjes së një muri rrethues.

Sipas burimeve, e mitura ishte duke luajtur pranë murit të amortizuar, i cili është shembur papritur duke e zënë poshtë. Megjithëse ajo u dërgua me urgjencë në qendrën shëndetësore të Roskovecit, fatkeqësisht nuk arriti të mbijetojë për shkak të dëmtimeve të rënda që kishte pësuar.

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në fshatin Suk 2, Roskovec, dyshohet se është shembur një mur rrethues në pronësi të shtetasit L. T., dhe për pasojë ka zënë poshtë vajzën e tij të mitur rreth 4 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.