E rëndë në Prishtinë! Burri lidhet me kabllo elektrike dhe kërcënohet me armë, i grabisin…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 5 qershorit në Prishtinë, ku një burrë është sulmuar dhe grabitur nga persona të panjohur.
Sipas raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, autorët, të armatosur dhe ende të paidentifikuar, kanë hyrë në vendin ku ndodhej viktima, duke e lidhur atë me një kabllo elektrike dhe duke e kërcënuar me armë zjarri. Pasi e kanë neutralizuar fizikisht dhe psikologjikisht, ata i kanë marrë rreth 150 euro para të gatshme, si dhe një kamerë.
Pas ngjarjes, autorët janë larguar nga vendi i krimit, ndërsa viktima ka njoftuar menjëherë policinë. Njësitë e hetimit kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur procedurat për zbardhjen e plotë të rastit.