E rëndë në Paris! 14-vjeçari vritet nga dy adoleshentë pasi refuzoi t’i jepte telefonin

Një ngjarje tragjike ka tronditur Parisin, ku një 14-vjeçar u vra me thikë nga dy adoleshentë, 16 dhe 17 vjeç, pasi refuzoi t’u dorëzonte celularin e tij.

Sipas autoriteteve franceze, viktima po largohej nga stërvitja e futbollit në mbrëmje kur u sulmua. Një mik i tij i pranishëm në vendngjarje i dha ndihmën e parë dhe ndihmoi policinë në identifikimin e autorëve.

Të dy të dyshuarit janë arrestuar dhe përballen me dënim të mundshëm me burgim të përjetshëm, pasi janë të njohur për vepra të mëparshme penale.