E rëndë në Kurbin! 38-vjeçari humb jetën duke riparuar mjetin e punës në gurore
- 9 July, 2025
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Sanxhak, Kurbin, ku një 38-vjeçar ka humbur jetën aksidentalisht gjatë riparimit të një mjeti pune në një gurore në Mamurras.
Sipas policisë, rreth orës 12:00, shtetasi P. P., banues në Sanxhak, gjatë punës në mjetin e punës, u dëmtua aksidentalisht dhe ndërroi jetë në vend.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes dhe për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ