E rëndë në Korçë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një 37-vjeçari në aksin rrugor Korçë – Pogradec

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Symizë. Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti

NJOFTIMI I POLICISË:

Në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, automjeti me drejtues shtetasin G. Ç., 37 vjeç, ka përplasur një këmbësor, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit, shtetasi G. Ç., është shoqëruar në ambientet e Komisariatit për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën si pasojë e përplasjes nga automjeti.