E rëndë në Korçë, indiani humbet jetën në gurore

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Floq, ku një shtetas indian ka humbur jetën në vendin e punës.

Mësohet se viktima punonte pranë gurores në këtë zonë.

Nuk dihen ende rrethanat, por policia po kryen veprimet për zbardhjen e ngjarjes, ndërkohë që do të merren në pyetje edhe administratorët e gurores.