E rëndë në Korçë! Banesa përfshihet nga flakët, gruaja hidhet nga ballkoni për të shpëtuar

Një ngjarje e rëndë ndodhi në lagjen 10 të qytetit të Korçës, ku një grua ra nga kati i katërt i pallatit.

Kur ballkoni i një apartamentit të saj është përfshirë nga flakët, e zonja e shtëpisë është rrëzuar në përpjekje për të shpëtuar. Më pas, mësohet se gruaja ka dalë jashtë ballkonit dhe është përpjekur të mbahet tek kondicioneri i katit të tretë por ka rrëshkitur dhe është rrëzuar.

Aktualisht, ndodhet në gjendje të rëndë dhe u transportua për në spital.