E rëndë në Korçë/ 56-vjeçari ngacmon seksualisht dy vajza 7 dhe 8 vjeçe teksa po luanin

Policia e Korçës ka arrestuar një 56-vjeçar, pasi tentoi të kryejë veprime të turpshme ndaj dy vajzave të mitura që po luanin në një lulishte. Sipas efektivëve, vajzat janë të moshës 7 dhe 8 vjeçe dhe njëra prej tyre dëshmoi se N. Zhobro tentoi ta prekë në pjesë të trupit.

Ngjarja ndodhi në lulishten Shën Maria në Korçë. Mësohet se 56-vjeçari është denoncuar edhe më parë për raste të së njëjtës vepër penale.

Ai u arrestua pasi u denoncua nga prindërit e dy vajzave të mitura. Pritet që gjatë seancës në gjykatë, të dalin detaje të reja nga lidhur me hetimin e policisë.