Një 44-vjeçar i ka dhënë fund jetës në fshatin Turan të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima është varur në stanin e bagëtive në afërsi të banesës së tij ndërsa është gjetur nga familjarët, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
Nuk dihen arsyet e këtij akti por kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në fshatin Turan, Korçë, është gjetur pa shenja jete, shtetasi G. T., 44 vjeç.
Nga këqyrja e jashtme e trupit të këtij shtetasi nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet për vdekje natyrale.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ