E rëndë në Fushë-Domje/ Komshiu përplas për vdekje 2-vjeçarin
Aksident me pasojë vdekjen e një 2 vjeçari është regjistruar në Fushë-Domje.
Sipas policisë, i mituri është përplasur nga makina pranë banesës nga komshiu i tij, shtetasi Ylber Manarkolli 58-vjeç.
Fillimisht të miturin e kanë dërguar në poliklinikën e Kamzës, më pas te Trauma ku edhe ka humbur jetën.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë ju bëjmë me dije se;
Falë veprimeve të shpejta procedurale dhe hetimore, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit, që aksidentoi me pasojë vdekjen e dy vjeçarit.
Drejtuesi i automjetit, shtetasi Y. M., 58 vjeç, është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.
Gjithashtu, është bërë gjetja dhe sekuestrimi i automjetit tip “Benz”me të cilin ky shtetas shkaktoi aksidentin.
Nga verifikimet ka rezultuar se aksidenti ka ndodhur në Fushë Domje dhe jo në Kamëz.
Punohet për sqarimin e plotë e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.