E rëndë në Itali/ Vritet shqiptari 37 vjeçar me plumb në kokë në Pisa

Një 37 vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali mbrëmjen e djeshme. Mediat italiane bëjnë me dije se u qëllua për vdekje,  me plumb në kokë Beni Arshiaj, 37 vjeç. Siç mendohet 37 vjeçarit shqiptar mund ti jetë bërë atentat pranë banesës së tij. Një fqinj thirri gruan e viktimës e cila doli me një nga fëmijët jashtë për të gjetur të pajetë bashkëshortin e saj.

Në Pisa po kryhen hetime nga policia për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Oratorio, teksa disa qytetarë thonë se kanë parë dy persona të hipur në një skuter duke u larguar nga vendngjarja.