E rëndë në Itali/ Po lëvizte me shpejtësi me ‘Porsche’, 32-vjeçari shqiptar humb! Plagos edhe 7 të tjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Brescia të Italisë, ku për pasojë ka humbur jetën një 32-vjeçar shqiptar dhe 7 të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë.

32-vjeçari shqiptar i lindur në Verona ka qenë duke lëvizur me shpejtësi të madhe me një Porche.

Ai është përplasur me makina të tjera dhe më pas mjeti përfundoi në një pemë. Bashkë me të udhëtonte edhe një grua, e cila ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, bëjnë me dije mediat italiane.