ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Franscineto ku një 54 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën pasditen e 16 shkurtit gjatë orarit të punës.
Mediat italiane shkruajnë se viktima është Edison Malaj të cilit i ka rënë sipër një pllakë betoni.
Pllaka që po transportohej nga vinçi u shkëput dhe e goditi punëtorin shqiptar në kokë.Pavarësisht transportit në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ