E rëndë në Itali/ Dy motrat shqiptare bien nga dritarja, ndërron jetë 31-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Itali ku dy motra me origjinë shqiptare kanë rënë nga dritarja e banesës së tyre. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Sampierdarena në Gjenova.

Raportohet se 31- vjeçarja ka ndërruar jetë, ndërsa motra e saj 34 vjeçe, ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

Sipas mediave vendase dyshohet se e reja ka kryer vetëvrasje ndërsa motra e saj ka shkuar ta shpëtojë por ka rënë edhe ajo.

Autoritetet italiane po hetojnë të gjitha hipotezat e mundshme për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.