E rëndë në Itali! Burri ther me thikë gruan në parkingun e marketit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 48-vjeçar rumun sulmoi me thikë gruan e tij me tentativë vrasjen. Ngjarja ndodhi në parkingun e një supermarketi në Bergamo.

Fillimisht çifti debatoi me tone të larta, por më pas burri nxorri thikën dhe goditi gruan 39-vjeçare duke e rrëzur në tokë dhe duke vijuar ta godiste përsëri me thikë.

Sipas mediave italiane mësohet se kjo situatë kishte sjellë frikë dhe panik te njerëzit përreth të cilët kishin tentuar t’i hidhnin gurë agresorit që të ndalonte por ky i fundit i kishte kërcënuar me thikë.

Ndërkaq 39-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital ndërsa  bashkëshorti ne shoqërine e karabinierëve u dërgua në burgun via Gleno.