E rëndë në Itali, 40-vjeçari shqiptar ekzekutohet pas sherrit me fqinjin

Mosmarrëveshje mes fqinjëve në qytetin Garbagnate-Milanese, Itali, ka përfunduar në mënyrë tragjike. Një 40-vjeçar mbeti i vdekur.  Ngjarja e rëndë ndodhi në rrugën Via Varese, ku viktima u qëllua për vdekje nga fqinji i tij.

Sipas burimeve të policisë italiane, dy fqinjët ishin përfshirë në një debat që përshkallëzoi në dhunë. I moshuari italian, pas tensionit të krijuar, mori armën dhe qëlloi fillimisht në ajër për të trembur viktimën.

Më pas, në kulmin e debatit, ai drejtoi armën ndaj shqiptarit dhe e qëlloi për vdekje. Ekipet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht, 40-vjeçari nuk arriti të mbijetojë dhe ndërroi jetë në vend.

Policia italiane ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit dhe po vazhdon hetimet për të rindërtuar saktësisht dinamikën e ngjarjes dhe shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë. Ky rast tronditës ka ngjallur shqetësim dhe trishtim në komunitetin e zonës, ndërsa policia po punon për të sqaruar të gjitha detajet e kësaj tragjedie të rëndë.

Check Also

Nga shkopat e bejsbollit te grushtet ndaj familjes Caca! Shkëlqimi dhe rënia e fisit Rraja

Fisi Rraja ka treguar sërish forcën, duke sfiduar edhe njëherë policinë. Këtë herë janë bërë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *