E rëndë në Himarë/ Me dëmtime të rënda në kokë, biznesmeni gjendet i plagosur pranë hotelit të tij


Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Himarë.

Një biznesmen është gjetur i plagosur rëndë në rrugë në Himarë. Mësohet se ai u gjet pranë hotelit të tij, ndërsa raportohet se ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

 

45-vjeçari Nikollaq Bollano është dërguar drejt spitalit të Vlorës. Ende nuk dihen detaje se si ka ndodhur ngjarja apo autori/ët e plagosjes së biznesmenit.