E rëndë në Greqi! Po operohej për heqjen e tumorit, pacientja pëson djegie të shkallës së dytë pasi një pajisje shpërtheu në sallë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Spitalin Universitar “Aleksandra” në Greqi, gjatë një operacioni tek një paciente 72-vjeçare.
Sipas informacioneve zyrtare, gruaja po i nënshtrohej një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e kancerit, kur ndodhi një incident i pazakontë.
Për shkak të një defekti, një pajisjet mjekësore që po përdoreshin gjatë operacionit, shpërtheu një flakë që i shkaktoi djegie të shkallës së dytë në disa pjesë të trupit.
Sipas njoftimit nga Drejtoria e parë Shëndetësore, zjarri ndodhi drejt fundit të ndërhyrjes kirurgjikale, si pasojë e një defekti të papritur në pajisjet mjekësore.
“Menjëherë pas incidentit, ekipi kirurgjikal dhe personeli infermieror ndërhynë për të kontrolluar situatën dhe për të trajtuar dëmtimet”, thuhet në deklaratë.
Pas incidentit, një kirurg plastik mori në vlerësim djegiet dhe bëri ndërhyrjet e para mjekësore. Sipas burimeve spitalore, pacientja u zgjua normalisht pas operacionit. Gjendja e saj shëndetësore mbetet e qëndrueshme.