E rëndë në Greqi, gjendet i vetëvarur 41- vjeçari shqiptar

Një 41-vjeçar shqiptar, i identifikuar si M.G, është gjetur i vetëvarur në Greqi.

41-vjeçari, i cili kishte punuar prej vitesh në një ishull në Greqi, konkretisht në një punishte, u gjet i varur këtë mëngjes pranë shtëpisë ku jetonte në zonën e Spiladionit.Policia thirri mjekun ligjor, ndërsa rrethanat e asaj që duket të jetë vetëvrasje po shqyrtohen nga Departamenti i Sigurisë.