E rëndë në Fier! 39-vjeçari godet me thikë, bashkëjetuesin e ish-gruas! Si degradoi sherri në vrasje


Një ngjarje e rëndë me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur këtë mbrëmje në qytetin e Fierit. Mësohet se fillimisht autori dhe viktima kanë debatuar me njëri-tjetrin, bëhet fjalë për ish bashkëshortin Xhuliano Miho që është autori i krimit dhe bashkëjetuaesit të një gruaje. Konflikti ka degraduar deri në përplasje fizike dhe më pas në përdorim të thikës, në vrasje.

Ndërkaq autor i këtij krimi është arrestuar nga policia.

23-vjeçari Xhimi Bakaj fillimisht u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe më pas ndërroi jetë.

Nuk dihet ende shkaku i sherrit mes tyre, ndërsa një grup hetimor po punon për sqarimin e ngjarjes.

“Rreth orës 21:00, në rrugën “Ramiz Aranitasi”, shtetasi Xh. M., 39 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin Xh. B., 23 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital.

Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin Xh. M., dhe  po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, sipas njoftimit zyrtar policisë.