E rëndë në fabrikën e pasurimit të kromit në Burrel! Shembet masivi i dheut, punonjësi mbetet nën rrënoja bashkë me fadromën

Një aksident i rëndë është regjistruar në qafën e Burrelit, ku një punonjës i fabrikës së pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një kompani kineze, ka mbetur i zënë poshtë nga një masiv dheu gjatë punës me fadromë.

Forcat e policisë dhe ekipet e emergjencës janë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për nxjerrjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Klos / Informacion paraprak

Rreth orës 14:00, në qafën e Burrelit, në fabrikën e pasurimit të kromit, e marrë me qira nga një shoqëri kineze, shtetasi A.B., teksa po punonte me një automjet fadromë për gërryerjen e një rezervuari, dyshohet se është shembur një masiv dheu dhe, për pasojë, ka zënë poshtë punëtorin bashkë me mjetin e punës.

Shërbimet e Policisë dhe ato të ekipit të urgjencës po punojnë për gjetjen e shtetasit A.B.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.