E rëndë në Elbasan! Gjendet një trup i pajetë në ujërat e lumit Shkumbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku është gjetur një trup i pajetë në rrjedhën e lumit Shkumbin.

Mësohet se trupi i pajetë u gjet nga një peshkatar i zonës.

Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërkohë policia ka rrethuar zonën duke ndaluar hyrjen e qytetarëve në për të garantuar sigurinë dhe ruajtjen e provave. Ndërsa për nxjerrjen e kufomës po kërkohet ndihma e polumbarëve.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme jo shumë larg nga qendra e qytetit të Elbasanit.