E rëndë në Durrës! Adoleshenti 16-vjeçar përplas për vdekje një 55-vjeçar, shoqërohet nga policia
Një aksident tragjik është shënuar pasditen e sotme në qytetin e Durrësit, ku një adoleshent 16-vjeçar ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:40, në aksin rrugor Fllakë – Sektor Rinia. Sipas të dhënave paraprake, automjeti i drejtuar nga një i mitur ka dalë nga rruga dhe ka përplasur shtetasin Q. B., rreth 55 vjeç, i cili për fat të keq ka ndërruar jetë në vend.
16-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Ky rast ngre pikëpyetje të mëdha mbi sigurinë rrugore dhe përgjegjësinë e drejtuesve të mjeteve, sidomos kur në timon ndodhen persona të mitur pa leje drejtimi.