E rëndë në Delvinë/ Përplaset për vdekje punonjësja e pastrimit të bashkisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Delvinë ku ka humbur jetën 58-vjeçare ka ndërruar jetë mëngjesin e ‘8 Marsit’ .

Punonjësja e pastrimit e gjelbërimit në bashkinë e Delvinës Shkëndijë Halili u përplas nga një makinë teksa po punonte duke pastruar rrugët, në orët e para të mëngjesit.

58 vjeçarja u transportua në gjendje të rëndë në urgjencën e Sarandës, por nuk arriti që tu mbijetojë plagëve të marra, pasi kishte pësuar dëmtime të mëdha në kokë dhe në këmbë.

 

Sarande, nderron jete ne spital Shkendije Halili. Burime spitalore bejne me dije se edhe pse mberriti helikopteri, ajo nuk ka mundur t’i mbijetoje plageve dhe ka nderruar jete duke mos u transportuar drejt Tiranes. Te tjera burime bejne me dije se 58 vjecarja eshte goditur nga automjeti teksa po dilte nga banesa heret ne mengjes per te shkuar ne pune