E rëndë në Bulqizë! U rikthye në punë pas festave të fundvitit, vdes minatori 40-vjeçar brenda në minierë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bulqizë, ku nje minator ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si Sokol Toçi 40 vjeç.

Minatori raportohet se ishte kthyer sot në punë pas pushimeve të fundvitit dhe ka ndërruar jetë brenda galerisë.

Ai është dërguar në spitalin e Bulqizës ku është konfirmuar vdekja e tij.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat nëse vdekja e minatorit ka ardhur nga shkaqe natyrale apo aksidenti brenda në galeri.