E RËNDË NË BULQIZE/ Kishin dal për gjueti, 34-vjeçari vret me çifte të afërmin e tij

Ngjarje e rëndë në Bulqizë.

Autori Flamur Kamberi dhe viktima, Vasil Kamberi kishin dal për gjueti derrash të egër në Tërnovë të vogël dhe gabimisht ka qëlluar mbi kushëririn e tij.

Bulqizë/Informacion paraprak

Me datë 16.01.2025, rreth orës 12.00, është marrë njofim se në pyllin e fshatit Tërnovë e Vogël në Bulqizë,  është plagosur me armë gjahu (çifte), shtetasi V.K., 36 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra,  ka humbur jetën gjatë transportimit me helikopter për në spital.

Nga veprimet e para hetimore,  ka rezultuar se autori i dyshuar i  ngjarjes është shtetasi F.K., 34 vjeç (i afërm me shtetasin V.K.), i cili është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet në vendngjarje për sqarimin dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.