E rëndë! Mbytet 60-vjeçari në Lezhë
Një ngjarje e rëndë është shënuar në zonën bregdetare të Lezhës, ku një pushues rreth 60-vjeç ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Taleve, pranë Hidrovorit.
Sipas policisë 60-vjeçari është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës.
Autoritetet po vijojnë hetimet për rrethanat e ngjarjes.
“Rreth orës 11:10, në plazhin “Tale 1”, në afërsi të Hidrovorit, është konstatuar në rrezik mbytjeje një shtetas rreth 60 vjeç, i cili është nxjerrë nga uji në gjendje të rënduar shëndetësore.
Shtetasi N. M., banues në Rrila, është transportuar me autoambulancë drejt spitalit, por ka ndërruar jetë gjatë rrugës”, njofton policia.