E RËNDË/ Makina me gjithë familjen përmbyset në kanal, një i vdekur në Gjormë

Një aksident i rëndë me pasojë vdekje ka ndodhur në autostradën Milot–Thumanë, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një kanal.

Si pasojë, u plagosën katër persona të së njëjtës familje, por njëei prej tyre, rrugës për në spitalin e Traumës humbi jetën nga plagët e marra.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Fushë Gjormë.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)