E rëndë! Humb jetën foshnja 9 muajshe në qendrën spitalore

Një ngjarje rëndë ka ndodhur Kosovë, ku një foshnje 9 muajshe ka humbur jetën në spitalin QKUK Prishtinë.

Ngjarja është raportuar nga Policia e Kosovës që bën me dije se foshnja fillimisht ishte dërguar në Spitalin e Prizrenit, e më pas në qendrën spitalore të Prishtinës, ku humbi jetën.

“Me datë 29.06.2025 në Emergjencën e Spitalit Rajonal Prizren, ishte sjell një fëmijë 9 muajsh. Me datë 11.07.2025 viktima (fëmijë) kishte ndërruar jetë në QKUK-Prishtinë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.