E rëndë/ Foshnja e porsalindur gjendet në një qese mbeturinash

Një ngjarje e rëndë është shënuar në lagjen Matiqan të Prishtinës. Sipas asaj që rapotohet nga mediat në Kosovë një foshnje e porsalindur është gjetur e braktisur në rrethana ç’njerëzore.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka konfirmuar për mediat se kanë nisur hetimet.

“Lidhur me pyetjen tuaj ju njoftojmë, se Prokurori kujdestar është njoftuar për rastin aktual, është në ndërmarrjen të gjitha masave dhe veprimeve hetimore për këtë çështje. Për më shumë informacione ju njoftojmë në vazhdimësi”, tha Shala.