E RËNDË/ Dhunohet dhe merret peng nga rreth 15 persona i riu në Tiranë
Një ngjarje tronditëse është raportuar mbrëmjen e sotme pranë zonës së ish-Doganës, mbrapa një kompeksi.
Sipas një qytetari, një grup prej rreth 10 deri në 15 djemsh kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të riu dhe më pas e kanë futur me forcë në një automjet.
Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët që ndodheshin në zonë.
Policia e Tiranës ka nisur kërkimin për një automjet dhe disa të rinj të cilët dyshohet se kanë dhunuar brutalisht të riu.
Policia është vënë në lëvizje pas telefonates së mbërritur në sallën operative. Kamerat e sigurisë në zonë mund të jenë kyçe për zbardhjen e saj.